
Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë rezultojnë ende të zhdukur, pasi një helikopter ushtarak kanadez u rrëzua në det midis Greqisë dhe Italisë, gjatë një stërvitjeje të NATO-s, tha të enjten kryeministri kanadez, Justin Trudeau.
Trudeau tha se një trup u gjet dhe pesë të tjerët në aeroplan ishin të humbur. “Ne shpresojmë të gjejmë të zhdukurit”, tha ai.
Gjenerali Jonathan Vance, zyrtari i lartë ushtarak i Kanadasë deklaroi se e humbën kontaktin me ekuipazhin të mërkurën në mbrëmje.
Ai konfirmoi që trupi i Abbigail Cowbrough ishte gjetur, një vendase e Nova Scotia 23 vjeçe.
“Unë jam i dëshpëruar”, shkruajti babai i saj, Shane Cowbrough, në Facebook. “Nuk kam fjalë. Më bëre përgjithmonë krenar. Unë do të të dua gjithmonë, dhe do të më mungosh në çdo moment“.