Ballina Lajme nacionale Detaje rreth incidentit në Qendrën e Votimit Podujevë

Detaje rreth incidentit në Qendrën e Votimit Podujevë

16
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

 

Policia e Kosovës ka shoqëruar një votues në stacion për parregullësi në një Qender Votimi. Rasti ka ndodhur sot rreth orës 12:41, te Qendra e Votimit “Shkolla e mesme ekonomike “Isa Boletini”” në Podujevë.

Menaxheri i Qendrës së Votimit “Isa Boletini”, Fehmi Zeqiri ka thënë për RTV21 se personi i cili dyshohet se e ka fotografuar votën është një person që jeton në diasporë.

Në anën tjetër Prokuroria ka reaguar duke thënë se është dhënë urdhër që personi i njëjtë duhet të shoqërohet në Polici për tu intervistuar, si dhe të verifikohen pretendimet e tilla lidhur me këtë gjë./21Media

The post Detaje rreth incidentit në Qendrën e Votimit Podujevë appeared first on RTV21.

---- ----
----
-----
-----