Ballina Lajme Bota/Rajoni Dështimi spektakolar i sondazheve me Joe Biden, revoltohet gazetari: Si mund ta...

Dështimi spektakolar i sondazheve me Joe Biden, revoltohet gazetari: Si mund ta dhj**in kështu dhe të gënjejnë?

172
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Gjatë gjithë fushatës presidenciale, pothuajse të gjitha mediet e nxirrnin fitues Joe Biden, madje me rezultat të thellë, duke iu referuar sondazheve të tyre.

Por, ashtu sin ë 2016-n, kur edhe atëhere Donald Trump-it nuk i jepej asnjë shans përballë Hillary Clinton, sondazhet kanë dështuar në mënyrë spektakolare.

Donald Trump u shfaq mëngjesin e së mërkurës si favorit për të fituar zgjedhjet mes bastvënësve.

Këta të fundit e braktisën Joe Biden brenda natës, ndërkohë që një fluks i madh bastesh janë vënë për Donald Trump.

Në një pikë, Joe Biden kishte 70 përqind shanse që të fitonte zgjedhjet.

Kjo ndryshoi brenda natës dhe Trump kishte 70 përqind shanse që të fitonte.

Aktualisht Trump ka 58 përqind shanse që të fitojë.

Kompania britanike e basteve, Betfair thotë se 400 milionë sterlina baste janë vënë deri më tani.

Një biznesmen britanik ka vënë plot 5 mln dollarë bast për fitoren e Trump.

Dështimi i sondazheve ndërkohë, ka sjellë irritimin e mediave dhe gazetarëve, të cilët kanë dështuar sërish.

“Si mund të gënjejnë kështu? Si mund ta dhjesin në këtë mënyrë? Si ndodhi kjo”, pyet gazetari i njohur amerikan, Tucker Carlson.

Sipas tij, mbështetësit e Trump kanë pasur frikë të shpreheshin për kë do të votonin.

“Pyetja më themelore që ngrihet është: a jemi ne një vend i lirë? Nëse ke frikë të shprehësh qëndrimet politike në publik- se mund të pushohesh nga puna ose të ndëshkohesh- a është kjo një shoqëri e lirë? Përgjigjia është, sigurisht që jo,” tha Carlson.

(TemA)

---- ----
----
-----
-----