Ballina Lajme nacionale Dështimi i Samitit të Parisit, Vuçiq tregon arsyen

Dështimi i Samitit të Parisit, Vuçiq tregon arsyen

27
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dështimi i Samitit të Parisit ka ngjallur reagim edhe te presidenti i Serbisë.

Aleksandër Vuçiç, ka folur në Minsk për gazetarët pas një takimi me kryeministrin rus Dimitri Medvedev, shkruan Express.

----

Vucic ka folur me Medvedev për shumë çështje, njëra ndër to ishte edhe dialogu me Kosovën.

Vucic ka treguar për arsyen e dështimit të Samitit të Parisit.

“Organizuesit nuk kanë dashur të dështojnë përsëri si në Samitin e Berlinit, kështu vetëm sa është konfirmuar frika jonë se takimi nuk do të mbahej”, tha Vucic.

Vucic po ashtu për dështimin e këtij takimi I ka lënë fajin shqipëtarëve.

“Ata nuk kanë dashur të bëjnë asgjë, dhe organizatorët nuk kanë dashur edhe një dështim tjetër”, përfundoi Vucic.

Samiti i Parisit ishte paraparë që të mbahej me 1 korrik.

----- ----