Ballina Lajme nacionale Dështimi i Samitit të Parisit, ja ku po llogaritet fajtorë

Dështimi i Samitit të Parisit, ja ku po llogaritet fajtorë

48
SHPËRNDAJE

Ka dështuar Samiti i Parisit.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka konfirmuar gjatë ditës se Samiti i Parisit, i planifikuar që të mbahet në fillim të muajit korrik, është shtyrë, përcjellë Indeksonline.

Lidhur me këtë ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku.

Ai ka fajësuar Francën dhe Gjermaninë për këtë çështje derisa ka thënë se kanë marrë diçka që nuk mund t’i dalin zot, të paktën, sipas tij, pa Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më poshtë gjeni reagimin e plotë të Klinakut:

Në raport me Kosovën, Franca e Gjermania nuk mund të bëjnë gjë pa SHBA-të

Fati i takimit të Paris është shkruar në Berlin! Në takimin e Berlinit nuk pati asgjë të re. Madje as në formë të mundësisë, opsionit apo vizionit. Mungesa e tyre, apo mungesa e guximit për t’i shpallur ato botërisht po i bën dëm vet çështjes.

Amullia (mospajtimi) e krijuar në shkallë ndërkombëtare po reflekton edhe në çoroditjen e skenës politike dhe situatës politike në Kosovë e madje edhe në Serbi.

Prandaj për dështimin e Parisit nuk mund ta fajësosh as Kosovën e as Serbinë, por vetëm Gjermaninë e Francën. Ato kanë marrë përsipër diçka që nuk mund t’i dalin zot. Së paku jo pa SHBA-të apo kundër tyre.

Ky është përfundimi që del nga Berlini e Parisi.

-----