Ballina Sport Dështimi i Edi Ramës me Fidel Yllin, deputeti i padëshiruar nga fusha...

Dështimi i Edi Ramës me Fidel Yllin, deputeti i padëshiruar nga fusha e sportit për të zgjidhur kaosin e krijuar

17
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Në të gjithë Europën kampionatet e futbollit po vijojnë sezonin e ri normalisht, pavarsisht situates jo normale, për shkak të virusit Covid-19 që ende mbetet një rrezik potencial.

Në Shqipëri prej 1 muaji nuk ka asnjë dritë jeshile për nisjen e sezonit të ri, pas aktit ekstrem të marrë nga ana e presidentëve të klubeve të futbollit, që i kanë drejtuar qeverisë shqiptare 4 pika për t’i miratuar.

Për të negociuar me presidentët, kryeministri Edi Rama ka caktuar deputetin Fidel Ylli, i cili shpesh herë është “cilësuar” si një person që ka dhënë kontribute në sport (?!), por që po rezulton si një nga personat më të padëshiruar nga fusha e sportit.

Fidel Ylli ka dështuar deri më tani për të gjetur një konsensus me presidentët e klubeve të Kategorisë Superiore, kjo dhe për shkak të kapriçove të disa presidentëve, por edhe për shkak se gjuha e përdorur nga deputeti i PS-së nuk ka qenë shumë etike.

Ai shihet nga presidentët e klubeve si një person pa ndikim dhe jo i duhuri për të zgjidhur kërkesat e tyre.

Gjithashtu, si disa presidentë edhe Fidel Ylli po tenton që këtë situatë ta shfrytëzojë për përfitime politike, ku në rast të një zgjidhje të mundshme të marrë ndonjë vlerësim.

Rasti i Fidel Yllit, një deputet që është zgjedhur për të mbuluar sportin, mund të jetë ndër të vetmit që nuk pranohet nga sektori i kësaj fushe.

Pak kohë më parë në një intervistë televizive, Ylli pati deklaruar se ishte penduar që ishte futur në politikë dhe arsyeja pse e kishte pranuar ofertën e Ramës për tu marrë me politikë ishte “Reforma në Sport”.

Dhe duket se ka të drejtë dhe Rama paska dështuar me zgjedhjen e tij. Askush nuk po e pranon si personin e duhur për të zgjidhur problemet e sportit. (TemA)

 

---- ----
----
----- ----
-----