Ballina Lajme nacionale “Dëshirë për të transformuar Kosovën”, deputetja liberale Renata Alt komenton fitoren e...

“Dëshirë për të transformuar Kosovën”, deputetja liberale Renata Alt komenton fitoren e Kurtit

31
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
“Dëshirë për të transformuar Kosovën”, deputetja liberale Renata Alt komenton fitoren e Kurtit

Fitorja e Albin Kurtit tregon vendosshmëri nga ana e tij për të transformuar Kosovën. Kështu është shprehur deputetja liberale e Bundestagut, Renata Alt, anëtare e Komisionit të Jashtëm Parlamentar dhe raportuese e partisë liberale FDP për Europën Lindore e Juglindore.

Në një intervistë për mediat gjermane Alt tha se Kurti ka zgjuar pritshmëri të mëdha. “Me premtimin e tij për të luftuar në mënyrë të qëndrueshme korrupsionin dhe keqmenaxhimin ekonomik, ish-kryeministri, Albin Kurti ka zgjuar pritshmëri të mëdha. Besueshmëria e tij varet shumë nga ajo nëse ai i përmbush ato megjithë vështirësitë e brendshme politike dhe ekonomike.”

Gjithashtu, deputetja shef dhe anën tjetër të medaljes. Ajo qëndron skeptike. “Pa kompromisi politik i Albin Kurtit nuk është një premisë e mirë për këtë, dhe mund të jetë një sfidë e madhe në krijimin e qeverisë. Nëse Vetëvendosja nuk do që pas optimizmit të madh të vijë zhgënjimi i madh, duhet që ajo të çlirohet nga kursi ideologjik dhe të ndjekë dialogun.

Kjo është e pazëvendësueshme edhe për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë dhe për një marrëdhënie të besueshme me diplomatët europianë. BE ka në të njëjtën masë përgjegjësinë për të realizuar liberalizimin shumë të vonuar të vizave”, shprehet deputetja gjermane për mediat.

 

“Dëshirë për të transformuar Kosovën”, deputetja liberale Renata Alt komenton fitoren e Kurtit
Ornela Celpica

---- ----
----
----- ----
-----