Ballina Sport Dëshirat e Balotelit, nga shoku që do të donte në ekip te...

Dëshirat e Balotelit, nga shoku që do të donte në ekip te kombëtarja e Italisë

9
SHPËRNDAJE

Mario Balotelit i mungon kombëtarja e Italisë. Ai dëshiron që të rikthehet të luajë aty, ndërkohë që flet edhe për një futbollist, me të cilin do të dëshironte që të ishte në skuadër.

“Dua të luaj me Mesin. Ndoshta nuk do të ndodhë kurrë, mirëpo të gjithë dëshirojnë të luajnë me Mesin. Sigurisht që nuk e shaj Ronaldon, sepse ai është një fenomen gjithashtu, a ma unë preferoj Mesin.”, tha italiani nëpërmjet Instagramit, duke shtuar “Jam mirë këtu. Jam nga Breshia dhe luaj me skuadrën e saj. Për sa i përket kombëtares, do të thosha se është gjithmonë e mrekullueshme të përfaqësosh vendin tënd. Patjetër që dua të rikthehem”.

-----