Ballina Lajme nacionale Dervishët nga Kosova bëjnë ziqër në Beograd

Dervishët nga Kosova bëjnë ziqër në Beograd

30
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një grup dervishësh nga Kosova kanë shkuar në Brograd, ku sot në tyrbenë e sheh Mustafës afër Sheshit të studentëve kanë mbajtur ziqër, pas 236 vitesh.

Mediet e rajonit bëjnë të ditur se të tubuarit kanë ardhur nga Gjakova, të veshur me garderobë tradicionale, ndërsa lutja ka filluar me lëvizjet karakteristike ritmike, të cilat dallojnë nga pjesëtarët e tjerë të besimit mysliman.

Dervishët thonë se janë tubuar për t’i bërë nderime një eprori të vdekur, shpirti i të cilit, siç besojnë, është edhe më tej i gjallë edhe pas shumë dekadash.

“Ai shpirt, i cili ka mbetur këtu, mes të gjithë të tjerëve të cilët kanë shkuar e janë zhdukur, për ne simbolikisht do të thotë shumë. Dhe prandaj ne kemi dëshirë të vizitojmë, ta shënojmë, dhe të bëjmë disa vepra të mira për t’ia falur shpirtit të tij”, ka thënë Muhamed Nasiri nga Bashkësia Islame, sipas besimit se të gjallët, kur bëjnë ndonjë vepër të mirë mund t’ia dhurojnë shpirtit të tij.

Dervishët, të cilat i ka ruajtur policia, kanë thënë se do të vijnë prapë, “varet nga pritja e juaj”.

---- ---- ----
-----