Ballina Lajme Bota/Rajoni “Deri në vjeshtë nuk ka vaksinë për variantet e reja”

“Deri në vjeshtë nuk ka vaksinë për variantet e reja”

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Pas lajmit se vaksina e saj ka vetëm 10% efektivitet ndaj variantit britanik, AstraZeneca ka njoftuar se sot se do t’i duhen midis gjashtë dhe nëntë muaj për të prodhuar vaksina janë efektive kundër mutacioneve të reja të koronavirusit.

Vaksina e kompanisë, e zhvilluar së bashku me shkencëtarët në Universitetin e Oksfordit, mbetet efektive kundër virusit origjinal dhe të paktën një varianti, zbuluar së pari në Kent, Angli, por edhe ky mutacionit po fiton rezistencë ndaj vaksinës si ai i afrikano-jugor.

“Puna për variantet nuk ka filluar sot, ajo filloi javë dhe muaj më parë, posa u identifikuan variantet e reja dhe … ne të shpërndajmë në fillim të verës nvaksinat e gjeneratës së ardhshme për variantet e reja,” tha Mene Pangalos, nënkryetar ekzekutiv në AstraZeneca.

Pangalos shtoi se dozat mund të jenë në dispozicion të publikut deri në vjeshtë, duke supozuar se organet rregullatore janë të kënaqura me provat klinike mbi përgjigjen imune të trupit ndaj vaksinës.”

Një sërë vaksinash anti-Covid kanë treguar efikasitet më të ulët në provat klinike ku mbizotëron varianti i Afrikës së Jugut: në fillim të kësaj jave provat paraprake zbuluan se vaksina e Oxford / AstraZeneca nuk siguronte shumë mbrojtje ndaj këtij mutacioni.

Varianti nga Afrika e Jugut, i cili është jo vetëm më ngjitës, por shkakton edhe simptoma më të rënda. Ai është shfaqur tanimë në Selanik, ku rasti i parë ishte një prift shqiptar i cili kishte kaluar koronavirusit para disa muajsh.

Vendi ynë nuk ka marrëveshje të drejtëpredrejtë me Astrazeneca, ndryshe nga Maqedonia e Veriut, por pritet të marrë gati 100 mijë doza vaksinash nga kjo kompani përmes Covax.

Sipas një plani të publikuar nga OBSH, Shqipëria pritet të marrë deri në mars, 21 mijë doza nga Astrazeneca, dhe në tre mujorin e dytë 7800 mijë doza nga kompania britanike. Por kjo vaksinë duket se nuk është shumë efektive ndaj varianteve të reja.

Më shumë se 100 raste të variantit të Afrikës së Jugut janë identifikuar deri më tani në Britaninë e Madhe. Mutacioni- i njohur si E484K duket se ndihmon virusin të shmangë imunitetin e krijuar në variantet e mëparshme dhe vaksinat aktuale.

Kohët e fundit ka dalë se disa raste të variantit Kent kanë një mutacion të ngjashëm edhe me variantin e Afrikës së Jugut, një zhvillim që shkencëtarët kanë paralajmëruar që duhet të merret seriozisht, pasi ka qenë i lidhur me aftësinë e variantit të Afrikës së Jugut për të shmangur mbrojtjen e ofruar nga disa vaksina aktuale anti-Covid.

Panaglos tha që testet duhet të kryhen mbi variantin e gjetur në Kent.

Vaksina Oxford / AstraZeneca është veçanërisht e rëndësishme për vendet e varfra, sepse kompania – ndryshe nga disa nga rivalët e saj si Pfize, është zotuar ta shesë atë me çmimin e kostos. Vaksina gjithashtu nuk kërkon temperatura shumë të ulëta gjatë transportit, duke e bërë atë më të lirë për tu shpërndarë.

Sidoqoftë ajo ka qenë në qendër të një debati mbi shpërndarjen me BE-në, e cila përballet me një mungesë dozash. Pascal Soriot, shefi ekzekutiv i AstraZeneca, mbrojti kompanisë për numrin e dozave të shpërndara në BE, duke thëne se brenda një muaji kompania do të dyfishojë sasinë e vaksinave në Europë. Nëse kjo nuk është një arritje, çfarë është ?, ”tha ai, duke iu referuar dozave prej 17 milion që do të dërgohen në BE gjatë javëve të ardhshme.

Ekipi vuri në dukje se 100 milion doza në muaj aktualisht po prodhohen globalisht dhe se kjo pritet të rritet në 200 milion doza në muaj prill, me 336 milion doza që priten të jenë në dispozicion për 145 vende në gjysmën e parë të vitit përmes Covax.

“Ne filluam dërgimin në BE të premten e kaluar dhe jemi në rrugën e duhur për të dhënë dozat e synuara në shkurt,”tha Soriot.

---- ----
----
-----
-----