Ballina Lajme nacionale Deri më tani janë regjistruar 64.176 persona nga diaspora

Deri më tani janë regjistruar 64.176 persona nga diaspora

13
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Përmes aplikacionit për regjistrim deri sot në orën 08:00 janë evidentuar 64.176 persona nga diaspora.

Regjistrimi i personave të cilët janë në vendet e huaja filloi më 1 mars. Përmes aplikacionit regjistrohen  shtetasit e Maqedonisë të cilët qëndrojnë në vendet e huaja, për shkak të punës ose për arsye tjera, madje edhe më gjatë se 12 muaj, ndërsa regjistrimi do të zhvillohet  deri më 21 prill të vitit 2021.

Nga 1 marsi regjistrohen edhe të punësuarit në përfaqësitë konsullare-diplomatike dhe anëtarët e familjeve të tyre të cilët qëndrojnë me to në vendet e huaja, shtetasit e Maqedonisë  në punë në Kombet e Bashkuara dhe organizatat e tyre, përfaqësitë ose përfaqësuesit e odave ekonomike në vendet e huaja, njësitë afariste në vendet e huaja, përfaqësues ushtarak të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në vendet e huaja dhe qytetarët që janë angazhuar  në bazë të bashkëpunimit ndërkombëtar, teknik dhe tjetër, si dhe anëtarët e familjeve të tyre/ amvisëritë që qëndrojnë në vendet e huaja me personat e përmendur si dhe të gjithë personat – shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut të cilët banojnë jashtë vendit për çfarëdo arsye, pa marrë parasysh gjatësinë e qëndrimit të tyre. Regjistrimi i këtyre shtetasve të Maqedonisë zbatohet 15 ditë dhe sot është dita e fundit.

Në konferencën për shtyp sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani do të informojë për zbatimin e regjistrimit deri tani.

Osmani të shtunën në një video fjalim në “Fejsbuk” theksoi se  aplikacioni është shumë i lehtë dhe Ministria e Punëve të Jashtme është veçanërisht e angazhuar  në këtë proces, gjegjësisht ka hapur  linja të veçanta të telefonit të pajisura me  aplikacionet më moderne digjitale uatsap/vajber për t’u mundësuar çdo qytetari kudo që jetojnë në planet mund të paraqiten për informacione . Informacionet janë të qasshme edhe në ueb faqen e MPJ-së dhe në ueb faqet e ambasadave.

Në video fjalim Osmani porositi se  të dhënat e sakta  do të hapin mundësi të reja për shtetin, për diasporën dhe për MPJ-në, ndërsa sigurohen edhe politika për tërheqje të qytetarëve për kthim në shtet.

Edhe kryeministri Zoran Zaev dje i bëri thirrje diasporës të përfshihet në procesin e regjistrimit që të mund të merret pasqyrë e saktë e numrit të mërgimtarëve dhe të krijohen strategji dhe politika për zvogëlimin e valës migruese dhe për sigurimin e lidhjeve të përhershme  të shtetit me diasporën.

Regjistrimi i popullatës në vend do të zbatohet nga data 1 deri më 21 prill të vitit 2021.

The post Deri më tani janë regjistruar 64.176 persona nga diaspora appeared first on KOHA.

---- ----
-----