Ballina Sport Derbi Tirana-Partizani të shtunën, si pritet të rreshtohen skuadrat

Derbi Tirana-Partizani të shtunën, si pritet të rreshtohen skuadrat

10
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Derbi i kryeqytetit, i treti për këtë sezon, luhet nesër prej orës 13:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Trajnerët Orges Shehi dhe Ilir Daja kanë menduar këto ditë për formacionet që do të hedhin në fushën e blertë.

Bardheblutë pritet të rreshtohen me tre në mbrojtje, sikurse u pa në seancën e sotme stërvitore. Toshevksi e Hoxhallari do të kenë në krah Behiratche, kurse në portë Bekaj është i paprekshëm. Krahët me gjasa do mbulohen nga Halili e Ismajlgeci, nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim para ndeshjes.

Batha e Çelhaka ngrenë digën në mesfushë, kurse në sulm ka shumë lëvizshmëri e teknikë. Seferi do të luajë krah Torassa e Cale. Në krahun tjetër edhe Partizani do të ketë një sulm identik, pa pika referimi.

Cardoso është favorit ta nisë nga fillimi, së bashku me Çinarin dhe Asanin. Mesfusha pritet të mos ndryshojë, me Brojën, Muratajn dhe Bardhin, kurse në mbrojtje pritet që të spostohet Esat Mala, krah Bitrit, Belicës dhe Hakajt. /abcnews.al

TIRANA-PARTIZANI, FORMACIONET E MUNDSHME
TIRANA (3-4-3): Bekaj – Toshevksi, Behiratche, Hoxhallari – Halili, Batha, Çelhaka, Ismajgeci – Torassa, Cale, Seferi. Trajner: Orges Shehi
PARTIZANI (4-3-3): Hoxha – Mala, Bitri, Belica, Hakaj – Broja, Murataj, Bardhi – Asani, Çinari, Cardoso. Trajner: Ilir Daja

The post Derbi Tirana-Partizani të shtunën, si pritet të rreshtohen skuadrat appeared first on Abc News.

---- ----
-----