Ballina Sport Derbi/ Tifozët bllokojnë rrugët, çfarë ndodh para ndeshjes Tirana-Partizani (VIDEO)

Derbi/ Tifozët bllokojnë rrugët, çfarë ndodh para ndeshjes Tirana-Partizani (VIDEO)

7
SHPËRNDAJE

Tirana dhe Partizani do të zhvillojnë sot në orën 19.00 ndeshjen e tyre të radhës në stadiumit “Air Albania Stadium”. Tifozët janë ndarë dhe kanë marrë drejtimet e tyre sipas vendeve të caktuara në stadium. Por ajo që të bën përshtypje ka të bëjë me tifozët e kuq, që janë nisur të grupuar drejt stadiumit.

Sikurse shihet edhe në këtë video, tifozët janë nisur drejt stadiumit të zhurmshëm, duke dhënë qartësisht idenë se derbi që presin kryeqytetasin do të ketë spektakël jo vetëm në fushë, por edhe në shkallët e stadiumit.

Të dy ekipet kërkojnë tre pikët në garën për titullin kampion, por mbeten 90 minutat në fushën e blertë për të parë se kush do të dalë fitues në fushë dhe padyshim për të përcaktuar edhe një fitues në tribunat e stadiumit.