Ballina Sport Derbi londinez për Sarrin, projektohet rikthimi në Premier League

Derbi londinez për Sarrin, projektohet rikthimi në Premier League

6
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Maurizio Sarri ishte afër rikthimit në Serie A. Trajneri u përfol për marrjen e Romës, por drejtuesit e klubit verdhekuq i befasuan të gjithë duke zgjedhur Jose Mourinhon si trajnerin e ri.

Opsioni Itali ra dhe Sarri mund të rikthehet në Premier League, aty ku fitoi Europa League me Chelsea. Mediat britanike raportojnë se për shërbimet e 62-vjeçarit po zhvillohet një derbi në merkato.

Tottenham dhe Arsenal janë gati t’i dhurojnë pankinën. Dy klubet londineze kanë përzgjedhur Sarrin si timonierin e radhës dhe po përgatisin ofertat e tyre për ta bindur. /abcnews.al

The post Derbi londinez për Sarrin, projektohet rikthimi në Premier League appeared first on Abc News.

---- ---- ----
-----