Ballina Sport Derbi i Madridit/ Reali shkëputet nga Barcelona, mposht sërish Atleticon

Derbi i Madridit/ Reali shkëputet nga Barcelona, mposht sërish Atleticon

18
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Reali i Madridit ndëshkon sërish Atleticon e Madridit, ashtu sikurse ndodhi edhe në Superkupën e Spanjës.

Në Santiago Bernabeu Los Blancos fitoi përballjen me skuadrën e Diego Pablo Simeones me rezultatin 1-0 duke e çuar për momentin në 6 pikë diferencën me Barcelonën e vendit të dytë dhe në 13 pikë me Atleticon.

Pas një pjese të parë ku Reali i Madridit u pa në vështirësi, gjërat ndryshuan në favor të të besuarve të Zidane në pjesën e dytë kur u shënua edhe goli i fitores me anë të Karim Benzema.

Tani i gjithë presioni bie mbi Barcelonë që do të luajë me Levanten për të fituar e për të mos iu ndarë rivalëve madrilenë.

---- ----
----
-----
-----