Ballina Sport Derbi i kryeqytetit mbyllet pa fitues, Tirana dhe Partizani marrin nga 1...

Derbi i kryeqytetit mbyllet pa fitues, Tirana dhe Partizani marrin nga 1 pikë

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Nuk ka fitues në derbin e parë të kryeqytetit të këtij sezoni të ri mes Tiranës dhe Partizanit, e cila përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Takimi i luajtur në një fushë skandaloze si ajo e “Air Albanias” nuk prodhoi asnjë fitues, me të dyja skuadrat që dalin nga kjo ndeshje me vetëm 1-pikë.

Një 90-minutësh i ekuilibruar për të dyja skuadrat ku rastet për shënim ishin të pakta, ku rastin më të mirë e pati Partizani me Jurgen Bardhin, por u ndal mrekullisht nga portieri Bekaj.

Në minutën e fundit të ndeshjes Tirana pretendoi një 11 metërsh me anë të Muçit, por që gjyqtari Juxhin Xhaja e konsideroi gjithçka të rregullut duke sjellë një irritim tek stafi i Tiranës.

Pas këtij barazimi Partizani mbetet në krye me 11 pikë të grumbulluara, ndërsa Tirana pozicionohet në vendin e shtatë me gjashtë pikë.

Sfida e ardhshme për Partizanin do të jetë kundër Teutës, ndërsa Tirana do luajë në transfertë kundër Laçit. (TemA)

---- ---- ----
-----