Ballina Sport Derbi i kryeqytetit/ Egbo kërkon 3 pikët ndaj Partizanit, Sormani e sheh...

Derbi i kryeqytetit/ Egbo kërkon 3 pikët ndaj Partizanit, Sormani e sheh si ndeshje për titull

4
SHPËRNDAJE

Partizani dhe Tirana do të përballen ditën e nesërme në orën 19:00 në “Air Albania” në përballjen më të pritur të Kategorisë Superiore. Derbi i kryeqytetit gjithnjë dhuron emocione dhe “luftë” në fushë dhe si bardheblutë, ashtu edhe “të kuqtë’ nuk dëshirojnë asgjë tjetër përveç fitores.

Për trajnerin e 24 herë kampionëve, Emanuel Egbo, një meritë të madhe në këtë ecuri ka Zoti, e ai nuk harron që ta falënderojë.

“Zoti ka meritën i pari. Zoti është Ai që të bën ty të mendosh në mënyrën e duhur. Nëse nuk e ke Zotin në krah, gjërat nuk bëhen ashtu siç do ti. Veprat e tij nuk krahasohen me veprat e njeriut. Nëse jep më të mirën, Zoti do të të shohë dhe do të të japë atë që do ti. Asnjë humbje me Tiranën?

“Nuk ndryshon asgjë fakti që kemi fituar disa ndeshje radhazi. Kjo është ndeshje e radhës për ne dhe do futemi në lojë si në çdo ndeshje tjetër. Është e njëjta ndeshje si me të tjerat. Por kampionati është ende i gjatë, ka edhe shumë ndeshje. Kjo ndeshje ka vetëm tri pikë, si në çdo takim tjetër. Normalisht që te morali ndikon, por skuadra e ka krijuar mentalitetin tashmë. Cale dhe Torasa? Mendoj që çunat do të jenë gati deri nesër. Çdo lojtar brenda ekipit është i rëndësishëm”.

Ndërsa trajneri i Partizanit, Adolfo Somani largon presionin nga skuadra e tij.

“Unë këtë ndeshje derbi e shoh si një ndeshje mes dy skuadrave që luftojnë për titullin kampion. Këtë ia transmetoj lojtarëve që nga fillimi i javës. Për mua mbetet një ndeshje për t’u fituar edhe pse është një derbi. Frikë Tiranën? Kam respekt për të gjithë, frikë absolutisht jo. Nuk kam asnjë presion, thjesht unë dua që të fitojmë këtë ndeshje. Duket shumë e thjeshtë kjo frazë, por ne duam të fitojmë këtë ndeshje. Dua të fitojë këtë ndeshje Partizani për të qenë aty për titullin. Skuadra është gati që të bëjë më të mirën dhe të fitojë ndeshjen.”, tha tekniku italian.

Tirana po kalon një formë të mirë, ndërsa mundi javën e shkuar Kukësin dhe mban vendin e parë në renditje me 6 pikë më shumë se sa partizani, që vjen pas barazimit me Bylisin.