Ballina Lajme nacionale Deputetja kërkon dënim maksimal në rastin e Mirjeta Zeka-Shabanit

Deputetja kërkon dënim maksimal në rastin e Mirjeta Zeka-Shabanit

33
SHPËRNDAJE

 

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Besa Ismaili, ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes e një gruaje nga Mitrovica, duke kërkuar që rasti të ndriçohet sa më shpejtë, ndërsa autori të merr dënimin maksimal.

“Zhdukja e Mirjeta Zeka-Shabanit, është një ngjarje rënkuese që na përcjellë tërë kohën, veçanërisht tash kur me urdhër të organeve kompetente, po kërkohet trupi i saj, që çojnë tek dyshimet për vrajse makabre. Dënimi maksimal dhe drejtësia e merituar duhet të jenë dy çështjet që lehtësojnë disi dhimbjen tonë si dhe forcojnë zërat për një jetë të dinjitetshme të grave”, ka reaguar ajo përmes një shkrimi në llogarinë e saj “Facebook”.

Tutje ajo tha se do të mobilizohen, kudo, pavarësisht instancave institucionale, për të ruajtur dhe forcuar dinjitetin e gruas kosovare.

Mirjeta Zeka-Shabani nga Mitrovica, e cila ka jetuar në Gjermani prej disa vitesh, është zhdukur që një vit e shtatë muaj. Mirjeta, besohet se është zhdukur nga 31 marsi e vitit 2019 kur edhe ishte dita e fundit e qëndrimit të saj, në Kosovë, dhe ajo kishte planifikuar të kthehej sërish në Gjermani ku jetonte me bashkëshortin.

Vëllezërit e saj dyshuan fillimisht se motra e tyre nuk ishte zhdukur, por ishte vrarë nga bashkëshorti i saj.

Vetëm gjatë këtij muaji, vëllezërit e Mirjetës kanë marrë një informacion se trupi i saj mund të jetë varrosur afër lumit Ibër ku edhe tashmë kanë nisur kërkimet./21Media

The post Deputetja kërkon dënim maksimal në rastin e Mirjeta Zeka-Shabanit appeared first on RTV21.

-----