Ballina Lajme nacionale Deputetja e VV-së thotë se PDK e ka kapluar zori i humbjes

Deputetja e VV-së thotë se PDK e ka kapluar zori i humbjes

11
SHPËRNDAJE

Haxhiu thotë se PDK e ka kapluar zori i humbjes, po e përjeton shumë rëndë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, thotë se Partinë Demokratike të Kadri Veselit e ka kapluar frika e humbjes së pushtetit dhe, sipas saj, një gjë të tillë po e përjetojnë shumë rëndë zyrtarët e kësaj partie.

Këtë reagim Haxhiu e ka bërë pas disa deklarimeve të ministrit Abelard Tahiri, se KQZ-ja s’ka para për zgjedhje, e të ministres Dhurata Hoxha, se zgjedhjet e reja do të zvarrisin procesin e liberalizimit të vizave.

“Abelard Tahiri deklaronte se “nuk kemi buxhet për zgjedhje” ndërsa Dhurata Hoxha paska thënë se “nëse hyjmë në zgjedhje të jashtëzakonshme, zvarritet procesi i liberalizimit të vizave. I ka kapluar zori i humbjes së pushtetit dhe duket që po e përjetojnë shumë rëndë”, ka shkruar Haxhiu, raporton Gazeta Express.

Sipas saj, institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë kurrë ministra sikurse Tahiri e Hoxha.

“Kosova kurrë më nuk duhet të ketë ministra të tillë”, ka shtuar tutje Haxhiu.

Në këtë reagim të saj në profilin zyrtar, Haxhiu ka bërë thirrje për zgjedhje të reja sa më parë.

-----