Ballina Lajme nacionale Deputetja e PDK-së ‘godet’ Kurtin, thotë se po i “hanë fjalët” e...

Deputetja e PDK-së ‘godet’ Kurtin, thotë se po i “hanë fjalët” e veta

15
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Po i “hanë fjalët” e veta, i ka thënë deputetja e PDK-së, Albin Kurtit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka rikujtuar një fjalim të Albin Kurtit, bërë në seancën konstituive të legjislaturës së VI.

Kurti shihet teksa flet për nenet dhe Kushtetutën rreth formimit të Qeverisë. Ndërsa, Musliu-Shoshi theksoi se Kurti po i ikën kësaj përgjegjësisë.

“Nuk po shkon në takim, nuk po e merr mandatin! Në anën tjetër, ai po e luan rolin e Gjykatës Kushtetuese! Dëshiron t’i shqyrtojë nenet që i ka përmendë Presidenti”, është shprehur ajo.

Përmes një shkrimi në Facebook, deputetja e PDK-së i publikoi Kurtit fjalimin e thënë në seancën konstituive të datës 24 gusht 2017.

Dy vite më pas, Albin Kurti, na kthehet hipokrit, i ndërron fjalët, i ikën fjalës së dhënë, qindra mijëra votuesve të Kosovës. Ai po frikohet të matet!

“Caktoje mandatarin z. Kurti! Dil matu! Kuvendin do ta kesh plot deputetë! Dil mate fuqinë tënde! E njëjta “vagë” që nuk ndryshon kurrë! 61 deputetë më së paku të duhen! Dil matu z. Kurti”, ka shkruar ajo.

---- ----
-----