Ballina Lajme Bota/Rajoni Deputetja e akuzoi se merr rrogën ‘kot’ si konsull në Shkup, reagon...

Deputetja e akuzoi se merr rrogën ‘kot’ si konsull në Shkup, reagon burri i Vjosa Osmanit: Do ta padis, unë jam diplomat

88
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, e cila e akuzoi se përfiton në mënyrë të padrejtë pagën e konsullit në Shkup.

Ai ka paralajmëruar deputeten se do të depozitojë një padi për shpifje.

Sadri ka sqaruar se nuk ka qenë kurrë konsull, por i përket grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008.

Time Kadrijaj do të paditet për shpifje. Unë nuk jam, dhe as nuk kam qenë ndonjëherë Konsull. I përkas grupit të gjashtë diplomatëve të parë të karrierës në MPJ të punësuar përmes konkursit në vitin 2008, shumë vite para se të njihesha me Vjosën. 

Si kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme duhet ta dijë se Presidentja u.d., nuk emëron e as shkarkon diplomatë të nivelit të tij por vetëm Shefa të misioneve. Duke përfshi përvojën në Kuvendin e Shqipërisë dhe Kongresin Amerikan kam gjithsejtë 14 vite përvojë relevante në fushën e marrëdhënieve me jashtë, ndërsa 16 vite përvojë pune profesionale,”- ka shkruar Sadriu.

Gjithçka nisi me emërimin e Flakron Shalës, djali i deputetit Haxhi Shala, si konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë.

Ishte pikërisht presidentja Osmani ajo që kthe pas vendimin e marrë, duke e konsideruar figurën e djalit të deputetit si të papërshtatshme.

---- ----
----
-----
-----