Ballina Lajme nacionale Deputetja e AAK-së e quan padrejtësi ballafaqimin e ish-pjesëtarëve të UҪK-së me...

Deputetja e AAK-së e quan padrejtësi ballafaqimin e ish-pjesëtarëve të UҪK-së me Specialen

19
SHPËRNDAJE

Gjykata Speciale po vazhdon edhe më tej me ftesa.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, e ka quajtur padrejtësi të madhe ballafaqimin e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me Gjykatën Speciale.

Ajo ka thënë se ende nuk e di se në çfarë cilësie do të paraqitet në këtë gjykatë, megjithatë ka bërë të ditur se do t’i përgjigjet pozitivisht çfarëdo ftese.

Kadrijaj ka thënë për “Epoka e re” se kjo gjykatë do të dështojë meqë, sipas saj, nuk ka çfarë të thuhet dhe të dëshmohet përveç pastërtisë së luftës së UÇK’së.

Kadrijaj ka folur edhe për zhvillimet e fundit politike, me ç’rast ka theksuar se më 22 gusht Kuvendi do të shpërndahet dhe vendi do të shkojë në zgjedhje.

Ajo ka deklaruar se AAK’ja do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve.

-----