Ballina Lajme nacionale Deputeti sulmon zv/ministrin: Si nuk të vjen turp, nëse bëhen zgjedhje do...

Deputeti sulmon zv/ministrin: Si nuk të vjen turp, nëse bëhen zgjedhje do ketë ‘luftë’

15
SHPËRNDAJE

Deputeti Lefter Maliqi thotë se është e pamundur të mbahen zgjedhje në Shqipëri në 30 qershor. Në emisionin Opinion, ai tha se nëse bëhen zgjedhje do të ketë pëprlasje të forta. Debate ai pati dhe me zëvendës ministrin e Brendshëm, Julian Hodaj dhe gazetarin Baton Haxhiu.

“Zv ministri po flet përçartë, je vetëm një këshilltar. Turp për ty që ke mbaruar në Bolonja sepse mbron punonjës policie që kanë shkelur ligjin. Zgjedhjet në 30 qershor nuk do bëhen, dhe po u bënë do ketë përplasje të forta civile dhe përgjegjësia do jetë vetëm e mazhorancës. Bandat kriminale, emërojnë deputetë, emërojnë drejtues policie, ne jemi në një situatë alarmante. Në 30 qershor nuk ka zgjedhje. Shkodra sot nuk ishte test, në Shkodër ishin policët e ndërhyrjes së shpejtë që nuk kanë të drejtë të jenë aty, duhet të jetë garda që mbron kryeministrin”, tha deputeti në një lidhje direkte, ndërsa nga studion ndërhynte gazetari Baton Haxhiu.

-----