Ballina Lajme nacionale Deputeti i VV-së thotë se Qeveria është në panik dhe ka makth...

Deputeti i VV-së thotë se Qeveria është në panik dhe ka makth nga zgjedhjet e parakohshme

29
SHPËRNDAJE

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar në lidhje me deklaratat e ministrit nga AAK-ja, Pal Lekaj i cili deklaroi që partia e tij nuk i frikësohet mocionit të opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Rexhepi i quajti fjalët e Lekajt si retorikë të pushtetarëve që frikësohen nga zgjedhjet e parakohshme.

“Kjo është një retorikë tipike e pushtetarëve që në të vërtetë kanë frikë nga kundërshtarët. Pikërisht kjo e dëshmon panikun e qeverisë dhe makthin që kanë nga zgjedhjet e parakohshme. Në nuk po i kërcënojmë fizikisht por po i paralajmërojmë se Kosova duhet të shkojë sa më pare në zgjedhje të parakohshme dhe për këtë gjë ne jemi te angazhuar dhe të gatshëm. Kushtet për të shkuar drejtë zgjedhjeve janë krijuar qysh moti. Qeveria aktuale e ka humbur shumicën, Kuvendi ka dalë nga funksioni e në ndërkohe kemi skandale të përditshme” deklaroi Selimi për Indeksonline.

Sipas deputetit të VV-së, partia e tij është e gatshme të bashkëpunoj me të gjithë deputetët që kanë vullnet ta rrëzojnë Qeverinë.

“Levizja Vetëvendosje që nga dita e parë e kësaj qeverie ka të njëjtin qëndrim, që Qeveria aktuale nuk e ka shumicën e as legjitimitetin ta udhëheq Kosovën.

Në kuadër te kësaj, ne jemi në bashkëpunim edhe LDK-në si parti opozitare, eventualisht edhe me deputetë tjerë qe e duan njëmend rrëzimin e qeverisë dhe që janë të gatshëm për zgjedhje të parakohshme” u shpresh Selimi.