Ballina Lajme nacionale Deputeti i LDK-së: Presidenti duhet të jetë ose i yni ose i...

Deputeti i LDK-së: Presidenti duhet të jetë ose i yni ose i VV-së

9
SHPËRNDAJE

Po vazhdon të jetë shumë e diskuatuar çështja se kujt duhet t’i takojë posti i presidentit.

Në kohën kur LDK dhe Vetëvendosje po bëjnë përpjekje për arritjen e një koalicioni, çështja e shumë diskutuar është edhe ajo e një marrëveshje potenciale për postin e presidentit.

Në opinion ka shumë zëra që thonë se posti i presidentit nuk duhet të përfshihet në pazaret politike për koalicion mes këtyre dy partive, duke kërkuar një emër të pavarur. Megjithatë kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se para arritjes së koalicionit do të merren vesh edhe për atë se kujt do t’i takojë posti i presidentit.

E se presidenti duhet të zgjidhet në një marrëveshje politike LDK-VV e thotë edhe deputeti i zgjedhur i partisë së Isa Mustafës, Haxhi Avdyli.

Në një shkrim në profilin e tij, Avdyli ka thënë se nuk mund të importojnë ndonjë emër të pavarur për president nga Brazili.

“Prandaj VV e LDK si parti politike, si organizata jo të pavarura, duhet ta gjejnë konsensusin për koalicionin e ndryshimit me President politik në pako. Qytetari na ka votuar si parti politike, dikë 26% e dike 25% për të qeverisur politikisht e për të gjetur konsensus mes nesh”, ka shkruar Avdyli.

Shkrimi i plotë:

Në kërkim të Presidentit të “PAVARUR”.

Në Kosovën ku nga 1.8 milion qytetarë,ku të gjithë mirren me politikë zor që gjen person të pavarur plotësisht nga politika prandaj edhe President të pavarur zor që gjindet. Por edhe nêse e gjejmë diku të strukur në ndonje skaj të Kosovës, jashtë rrjedhave të përditshme sociale , ai ose ajo as nuk i duhet atij posti. Apo po e bëjmë një të pavarur sa për tia dhënë një rrogë. Sot kandidatë të “pavarur” për President edhe mund gjejmë, por që janë të varur nga VV, ka edhe të pavarur që me shpirt duan LDK-në, e shumë të “pavarur” gjejmê që privilegjet e arritjet e pavarësisë intelektuale i kanë bërë duke u zvarritur nëpër zyret e PAN-it . Mundësi ka që një President të pavarur ta eksportojmë edhe nga Brazili por sdi a ia vlen. Në një Kosovë me probleme të medha puro politike, me një Presidencë që duhet të mirret me politikë e jo me teatër, me një koalicion që ka marrë më shumë se 50% të votave të qytetarëve, ska nevojë askush nga ne ta luajmë “Francuzin” në kërkim të

Presidentit inekzistent apolitik . Prandaj VV e LDK si parti politike, si organizata jo të pavarura, duhet ta gjejnë konsensusin për koalicionin e ndryshimit me President politik në pako. Qytetari na ka votuar si parti politike, dikë 26% e dike 25% për të qeverisur politikisht e pêr të gjetur konsensus mes nesh. /Lajmi.net/