Ballina Lajme nacionale Deputeti i LDK-së i bindur se partia e tij nuk e jep...

Deputeti i LDK-së i bindur se partia e tij nuk e jep pozitën e kryeministrit

13
SHPËRNDAJE

Deputeti i LDK-së sonte ka folur për zgjedhjet në vendin tonë.

Abdixhiku ka folur edhe për një koalicion të mundshëm me parti tjera dhe se a ekziston mundësia që të i jipet pozita e kryeministrit një partneri në koalicion.

“Nuk vjen në shprehje dhënia e pozitës së kryeministrit”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë se preferon që të shkohet vetmas në zgjedhje dhe të mos futen në koalicion deri pas përfundimit të zgjedhjeve.

LDK është përfolur që do futet në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, e cila ka thënë po ashtu se e dëshiron postin e kryeminstrit.

Në zgjedhjet e fundit kombëtare Levizja Vetëvendosje kishte dalë e para në zgjedhje përkundër se kishte garuar e vetme ndaj dy koalicioneve shumëpartiake.

Por sipas sondazheve të fundit mendohet se LDK do të jetë partia më e votuar me një eprësi shumë të lehtë ndaj Vetëvendosjes.

-----