
Komisioni parlamentar për Telekomin është duke e intervistuar pronarin e Z-Mobile, Blerim Bevollin.
Deputeti Armend Zemaj i ka kërkuar biznesmenit dhe pronarit të Z-Mobile, Blerim Devollit që të tërhiqet nga kërkesa e tij për t’ia marrë rreth 30 milionë euro Telekomit.
“Ty nuk të takojnë ato pare, është lutje që ti mos mi marrë ti paret. Ato para i takojnë qytetarëve të vendit”, i tha Zemaj, Devollit.
Devolli me zë të ulët tha: “Ne i kemi proceset gjyqësore….”. Duke mos u tërhequr për marrjen e këtyre parave.