Ballina Lajme nacionale Deputeti i AAK-së thotë se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa opozitën

Deputeti i AAK-së thotë se nuk ka marrëveshje me Serbinë pa opozitën

8
SHPËRNDAJE

Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa opozitën, kështu ka thënë deputeti i AAK-së.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Kuçi ka thënë se nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshje me Serbinë, pa mbështetjen e opozitës së vendit.

“Pa opozitë, marrëveshje me Serbinë nuk ka”, është shprehur ai.

Kuçi ka theksuar se një marrëveshje e tillë kërkon dy të tretat e votave për të kaluar në Kuvendin e Kosovës. Kjo, sipas tij, s’arrihet dot pa opozitën.

“Jo sot, edhe një mandat tjetër, edhe pas dy mandateve, s’ka mundësi të kalohen marrëveshjet ndërkombëtare pa opozitën”, ka deklaruar ai.

-----