Ballina Lajme nacionale Deputeti I AAK- së thotë se Hashim Thaçi nuk bën të udhëheqë...

Deputeti I AAK- së thotë se Hashim Thaçi nuk bën të udhëheqë dialogun pasi që ka lidhje me Erdoganin

12
SHPËRNDAJE

Blerim Kuçi thotë se Hashim Thaçi nuk bën të udhëheqë dialogun pasi që ka lidhje me Erdoganin.

Deputeti nga radhët e AAK’së, Blerim Kuqi, i ftuar në emisionin Pressing të televizionit T7, ka thënë se presidenti i Kosovës nuk bën të udhëheqë dialogun me Serbinë.

“Thaçi nuk duhet të jetë në krye të dialogut për dy arsye” , ka thënë Kuçi.

“E para është se ai mund të jetë nën hetime nga Gjykata Speciale dhe si i tillë nuk ka legjitimitet”

“E dyta. Zotëri Thaçi ka lidhje me Erdoganin dhe guxon të udhëheqë dialogun”

Tutje Kuçi ka mbrojtur vendimin e Ramush Haradinaj për dorëheqje nga pozita e kryeministrit. Ai ka thënë se dikujt po i pengon vendimi i Haradinaj dhe çdo lëvizje e tij.

“Në këto procese nuk ka asgjë, por gjithmonë dikujt i pengon z. Haradinaj”

“Ftesa e Haradinajt është e kotë pas vendimeve të gjykatave ndërkombëtare”.

-----