Ballina Lajme nacionale Deputeti i AAK-së ‘godet’ Palin dhe Devollët: Është absurde të homologohen veturat...

Deputeti i AAK-së ‘godet’ Palin dhe Devollët: Është absurde të homologohen veturat që vijnë nga BE

13
SHPËRNDAJE

Ahmet Isufi ka dal kundër homologimit të veturave që vijnë nga Bashkimi Evropian.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Ahmeti Isufi, thotë se është absurde që makinat të cilat kanë kryer homologimin në ndonjë shtet të Bashkimit Evropian, t’i nënshtrohen përsëri të njëjtit proces në Kosovë.

Këto deklarata deputeti Isufi i ka bërë në një seancë ku po diskutohet për monopolin në fushën e Homologimit, që mbahet për dhjetë vite nga kompania “EuroLab”, shkruan express.

“Është absurde që një automjet i ri i homologuar diku tjetër, është absurde që t’i nënshtrohet edhe një herë homologimit, për të harxhuar dhe përfituar dikush”, ka thënë Isufi.

Ndër të tjera ka thënë se dikush ka përfituar së bashku me kompaninë në fjalë që mbanë monopolin, duke thënë se ata përfitues duhet të dalin në shesh dhe të mos fshihen.

“Ka përfitues që janë të lidhur edhe me kompaninë, mos u mshifni. Tregoni se kush janë ata përfitues. Ata që kanë përfituar në të kaluarën, po e sulmojnë këtë Qeveri”, ka shtuar ndër të tjera shefi i deputetëve të AAK’së.

Sipas tij ministri Pal Lekaj nuk e ka krijuar një situatë të tillë, duke u mundur t’ua bartë përgjegjësinë partive tjera të cilat kanë udhëhequr me Qeverinë vitet paraprake.

“Pal Lekaj nuk është krijues i kësaj situate. Partitë në pushtetet e kaluara e kanë krijuar një situatë të tillë, dhe ato kanë më pak të drejt të flasin, sepse kanë pas përgjegjësi dhe nuk i kanë kriju ndryshimet. Homologimi ka filluar në vitin 2009”, potencon Isufi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se janë kundër monopolit, dhe se për një gjë të tillë duhet edhe një ndryshim i ligjit që do të mundësonte edhe decentralizimin e homologimit, dhe gjithashtu që do të rregullonte çmimet në përputhje me standartin e jetës në Kosovë.

“Ne jemi kundër monopolit, sepse në një shoqëri demokratike. Duhet të ndryshohet ligji. Po ashtu jemi kundër centralizimit. Të mos detyrohen njerëzit të udhëtojnë. Të bëhet në një far forme decentralizim i homologimit. Edhe për çmimet duhet vepruar, në përputhje me standardet e Kosovës. Ndryshimin e ligjit duhet ta bëjmë në parlament. Për një javë ditë i bëjmë ndryshimet e duhura. Është mirë që ta plostësojmë dhe ndryshojmë ligjin, që lejon konkurrencën e lirë”, është shprehur deputeti i AAK’së.

I gjithë ky debat për monopolin në Homologim që mbahet nga kompania “EuroLab” shpk, pronë e Devollëve, është bërë pas insistimit të Zyrës së BE-së në Kosovës.

Natalya Apostolova në një mbledhje të Komisionit për Zhvillim Ekonomik në Kuvendin e Kosovës, kishte kërkuar nga deputetë që të bëjnë presion mbi Qeverinë për të anuluar udhëzimin administrativ 02/2018 të nxjerrë nga ministri Pal Lekaj, e që sipas saj mundëson trashjen e monopolit në homologim.

Ndër të tjera thotë se një udhëzim i tillë administrativ është edhe në kundërshtim me frymën e Marrëveshjes për Stabilizim Asoccim.

-----