Ballina Lajme nacionale Deputeti i AAK-së: Gjykata Speciale po sulmon motrat tona

Deputeti i AAK-së: Gjykata Speciale po sulmon motrat tona

16
SHPËRNDAJE

Demaliaj thotës Gjykata Speciale po sulmon UÇK-në dhe motrat tona.

Më 18 shtator, Time Kadrijaj e AAK-së do të intervistohet në cilësinë e dëshmitares nga Gjykata Speciale në Hagë.

Bashkëpartiaku i saj, Shkumbin Demaliaj ka reaguar nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ku tha se padrejtësitë po i përcjellin vazhdimisht ushtarët e UÇK-së.

Sipas Demaliajt, kjo gjykatë “po sulmon vlerat sublime të UÇK-së, duke mos kursyer edhe motrat tona që dhanë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare”.

“Bashkëluftëtarja jonë Time Kadriaj ashtu siç ishte në luftë ballëlartë edhe tani do të dalë ballëhapur në mbrojtje të UÇK-së. Mburret gjithë shqiptaria me veprën tënde doktoreshë”, ka shkruar ai.