Ballina Lajme Bota/Rajoni Deputeti gjendet i vdekur në zyrë, ja dyshimet e policisë

Deputeti gjendet i vdekur në zyrë, ja dyshimet e policisë

33
SHPËRNDAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kive të Ukrainës, ku deputeti Valeriy Davydenko është gjetur i vdekur në zyrën e tij.

Valeriy Davydenko, 47 vjeç, u gjet i vdekur nga një pastrues në zyrën e tij në Kiev të shtunën, me plagët në kokë të shkaktuara nga arma e zjarrit, shkruan “Free Europe”.

Zëvendësministri i brendshëm ukrainas, Anton Herashchenko, tha se do të kryhet një hetim gjithëpërfshirës në lidhje me këtë rast.

“Policia dhe prokurorët do t’i kontrollojnë të gjitha versionet e mundshme të tragjedisë”, shkroi ai në Facebook.

Ndërkohë Zoryan Shkiryak, një zyrtar i Ministrisë së Brendshme, deklaroi se sipas hetimeve preliminare, besohet se deputeti ka kryer vetëvrasje.

Davydenko kishte marrë pjesë si kandidat i pavarur në zgjedhjet parlamentare të vitit 2019 dhe më pas i ishte bashkuar grupit parlamentar “Dovira.

Nga maji i vitit 2013 deri në mars të vitit 2014, ai kishte shërbyer si zëvendësministër i bujqësisë.

-----