Ballina Lajme nacionale Deputeti Berisha rrëfen momentin kur disa njerëz i dolën në pritë për...

Deputeti Berisha rrëfen momentin kur disa njerëz i dolën në pritë për ta eliminuar

93
SHPËRNDAJE

Zafir Berisha ka rrëfyer një moment të prekshëm për jetën e tij.

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deputeti i Nisma-s Social Demokrate, Zafir Berisha ka kujtuar betejën e 16 korrikut të vitit 1998.

Para 21 vitesh, Berisha thotë se serbët ia kishin bërë një pritë për ta eliminuar atë.

Deputeti nga Prizreni, përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar momentet e kësaj periudhe.

Ja postimi i postim i plotë:

(21 vite nga beteja e 16 korrikut 1998 në Vrri kundër forcave okupuse serbe!)

-KOHA IKËN, KUJTIMET MBESIN…

Pas dështimit të policisë serbe për të më likuiduar në një pritë të ngritur me 7 korrik 1998 ku kishte marrë pjesë personalisht edhe kom. i policisë serbe në Prizren Shekiç, po atë muaj me 16 korrik forcat të mëdha serbe marrin një ofensivë kundër pozicioneve te UÇK-së ne rajonin e Vërrinit në Prizren. Po atë ditë isha me Remzi Ademaj /Petritin dhe Xhevat Berishen në selinë e Shtabit në Jeshkovë duke u konsultua për aktivitetet tonë.

Kompania e Batalionit parë Br 125 në Tusuz pranon luftën ballë për ballë me forcat e armikut, krismat e luftimeve u dëgjuan në gjithë rajonin verririt që ishte i shpallur zonë e lirë e UÇK-së, ende pa dalë në oborr të shtabit krismat e luftimeve u përhapen edhe tek Kulla e Hoqes dhe Laku Billushes, Xhevati u nis menjëherë me një pjesë të ushtarëve të Policisë Ushtarake për në Tusuz, ndërsa unë për tek Kulla e Hoqës, kurse Remziu shkoi ne drejtim të pozicioneve nga ku vërehej e gjithë vija e zjarrit.

Pasi arrita në vijat e frontit e pash se forcat serbe me artileri granatonin pozitat tona në Billushë, vetëm e vetëm qe njësitet e UÇK-së nga ai fshat mos mund të vinin në ndihmë Kompanis UÇK-së në Hoqë të Qytetit, sepse pozita gjeografike i favorizonte shumë forcat tona qe vepronin atje, atëherë unë i marrë disa nga luftëtarët e Kompanisë së Billushës dhe futemi nga pjesa mbrapa forcave të armikut dhe i sulmojmë në befasi te “Kulla Hoqës”, nga ku forcat serbe me panik largohen në bazat e tyre, të turpëruar dhe me humbje të mëdha. Luftimet u ndërprenë edhe në Tusuz ku përveç Xhevtat ishin edhe Seladin Berisha dhe Agim Shala, që të dy Hero te Kosovës.

16 Korriku i 1998 përpos qe ishte një ditë lufte e ashpër, ishte edhe mot i nxehte dhe me diell, ku vapa dhe tymi i barotit qe dilte nga grykat e pushkëve e bënte te vetën. Kjo betej i parapriu shumë betejave tjera në Vrri e Prizren kundër forcave serbe.

Lavdia ju takon atyre që u flijuan për Kosovë!

Zafa