Ballina Lajme nacionale Deputeti Berisha apelon: Mos na quani komuniteti RAE

Deputeti Berisha apelon: Mos na quani komuniteti RAE

34
SHPËRNDAJE

Deputeti i Grupit Parlamentar nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptan, Veton Berisha, mendon një ndër arsyet që erdhi deri tek sulmi ishte edhe shfaqja e racizmit në shoqëri. Madje për deputetin Berisha, edhe shprehjen identifikuese të këtyre komuniteteve “RAE” e cilëson si izolim racist.

“Fjala identifikuese “RAE” për ne është izolim racist dhe nuk është e definuar me ligj” tha Berisha.

Ai gjithashtu saktësoi se edhe problemet e këtyre komuniteteve janë të ndryshme dhe ulëset e rezervuara në Kuvend nuk na nderojnë neve.

“Komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian kanë probleme të ndryshme. Për shembull, ashkalitë flasin shqip dhe nuk e kanë problem. Ndërsa ulëset e rezervuara në Kuvend nuk i bëjnë ndër komuniteteve tona. Nuk është kënaqësi me kanë komunitet në Kuvend.”