Ballina Lajme nacionale Deputetët nuk po e kryejnë punën për të arsyetuar pagën që marrin

Deputetët nuk po e kryejnë punën për të arsyetuar pagën që marrin

18
SHPËRNDAJE

Nuk po bëhet puna e duhur në Kuvendin e Kosovës.

Përveç 1500 eurove pagë, deputetët marrin edhe mëditje në rastet kur mbahen seanca e kur kanë udhëtime. Megjithatë punën që duhet të kryejnë për të arsyetuar pagën, deputetët nuk po e bëjnë.

120 ligjvënësit kanë përmbushur vetëm 18% të agjendës pranverore.

Kanë qenë të parapara 144 ligje që të shqyrtohen, dhe prej tyre kanë arritur të miratohen vetëm 28 ligje.

Mirëpo tash pritet që këta deputetë me datën 22 ta rrëzojnë vetveten duke mos kryer as 1/5 e punës për të cilën paguhen.

Por për fondet nga IPA, ku Kosova fiton rreth 90 milionë euro Kryesia e Kuvendit u akordua të votojë para se të lenë ulëset.

Sidoqoftë, të gjitha projektligjet që kanë shkuar në Kuvend, do të rikthehen përsëri nga fillimi. Ndërsa ato që janë në Qeveri mund të rinisin varësisht nga dëshira e ministrave të rinj.

-----