Ballina Lajme Bota/Rajoni Dënohet me vdekje ish-presidenti i Pakistanit

Dënohet me vdekje ish-presidenti i Pakistanit

13
SHPËRNDAJE

Është dënuar me vdekje ish-presidenti i Pakistanit, Pervez Musharraf.

Vendimi është marrë nga një gjykatë në Islamabad.

Musharraf u dënua për tradhti të lartë ndaj kombit. Akuza ka të bëjë me vendimin e marrë prej tij në vitin 2007 kur pezulloi Kushtetutën me vendosjen e “ligjit të emergjencës”, me qëllim për të zgjatur mandatin e tij.

Gjenerali Pervez Musharraf erdhi në pushtet në vitin 1999 nëpërmjet një grushti shteti, për të emëruar më pas president i Pakistanit nga viti 2001 deri në 2008-ën.

Ai ndodhet aktualisht në Dubai dhe jo në Pakistan, pasi u largua nga vendi në vitin 2016 për trajtim mjekësor.

Organet e drejtësisë e ngritën akuzën kundër tij pas vendimit për suspendimin e kushtetutës në vitin 2007, me ç’rast ish-presidenti e kishte futur në fuqi gjendjen e pushtetit emergjent me qëllim që t’ia zgjaste mandatin vetes.

----- ----- ----- -----