Ballina Lajme Bota/Rajoni Dënohet me 4 vite burg gazetarja kineze që regjistroi shpërthimin e koronavirusit...

Dënohet me 4 vite burg gazetarja kineze që regjistroi shpërthimin e koronavirusit në Wuhan

39
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Një gazetare e pavarur e cila raportoi për Wuhan shpërthimin e koronavirusit në fillim të këtij viti, u dënua nga gjykata me katër vite burg .

Zhang Zhan raportoi  vendosjen e karantinës në Wuhan, ndërsa u arrestua një vit pas shfaqjes së koronavirusit në këtë metropol kinez.

37-vjeçarja udhëtoi në qytetin qendror kinez shkurtin e kaluar për të përcjellë klimën dhe përpjekjet e autoriteteve për të përmbajtur virusin, në një kohë kur ata filluan të vendosnin kufizime të rrepta për mediat kineze publike dhe private.

Sipas CNNi , pas raportimit, gazetarja u zhduk nga Wuhan në maj para se të zbulohej se ishte arrestuar nga policia në Shanghai, me akuzat e “përfshirjes në ngacmime”, një shkak i shpeshtë i arrestimit të gazetarëve dhe aktivistë në Kinë.

Zhang kështu bëhet gazetarja e parë qytetare që është dënuar për rolin e saj në përhapjen e informacionit në lidhje me pandeminë e koronavirusit, por nuk është gazetarja e parë në Kinë që zhduket ose burgoset pas raportimit të saj.

---- ----
----
-----
-----