Ballina Sport Dëmtimet, refuzimi i Barcelonës dhe roli si trajner: Van Basten i thotë...

Dëmtimet, refuzimi i Barcelonës dhe roli si trajner: Van Basten i thotë të gjitha

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Ish-ylli i Ajax dhe Milanit, Marco Van Basten, është rikthyer të flasë për jetën e tij. Në një event ku holandezi po promovon librin autobiografik, holandezi ndalet në disa etapa të karrierës së tij. Dëmtimet e shumta, refuzimi i Barcelonës apo dhe vendimi i tij për të mos drejtuar më asnjë ekip bënë bujë në mediat holandeze e jo vetëm.

 

DËMTIMET E SHUMTA – “Kam vuajtur shumë, kam përjetuar shumë dhimbje. Mjekët nuk më ndihmuan me trajtimet dhe kyçi i këmbës nuk po përmirësohej. Kalova shumë kohë në divan, madje nuk kam qenë në gjendje as për të ecur në mënyrë që njerëzit e mi të mos më shikonin në atë gjendje. Unë rashë në depresion, ishte një periudhë e errët e jetës sime”.

SI REFUZOI BARCELONËN – “Unë i thashë jo Cruyff në vitin 1988. Kisha vetëm një sezon që kisha mbërritur në Milano nga Ajaxi dhe për shkak të dëmtimit të kyçit të këmbës nuk kisha luajtur shumë. Gjithashtu, në atë kohë futbolli më i mirë luhej në Itali. Doja të tregoja te Milani se sa lojtar i mirë isha dhe në dy vitet e ardhshme ne fituam Kupën e Europës”.

 

ROLI SI TRAJNER – “Pas aventurave tek kombëtarja holandeze, Ajax, Heerenveen dhe AZ Alkmaar nuk kam hequr dorë përfundimisht nga roli i trajnerit. Presioni i madh dhe shqetësimi emocional që unë kam kur marrë përsipër një detyrë të tillë është shumë i lartë e si pasojë nuk do të më shikoni më në pankinë”, përfundon Van Basten. /abcnews.al

The post Dëmtimet, refuzimi i Barcelonës dhe roli si trajner: Van Basten i thotë të gjitha appeared first on Abc News.

---- ----
-----