Ballina Sport “Dëmtimet na kanë penalizuar”, Batha: Laçi ekipi më në formë, Europa më...

“Dëmtimet na kanë penalizuar”, Batha: Laçi ekipi më në formë, Europa më kënaq

9
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Tirana luan nesër një ndeshje shumë të vështirë ndaj Laçit në transfertë. Para kësaj sfide në konferencë për mediet,krahas Shehit, u shfaq edhe kapiteni Idriz Batha. Mesfushori e cilësoi shumë të rëndësishme ndeshjen e nesërme dhe “qau” dëmtimet e shumta që ai dhe të tjerët kanë pasur këtë sezon.

Në momentin që ndodhemi është sfidë e rëndësishme dhe kemi përballë Laçin, ekipin më në formë të momentit. Është sfida më e rëndësishme dhe më e vështirë për ne. Nuk ka nevojë për motivim këtu, të gjithë e dinë peshën dhe rëndësinë e fanellës dhe të fitojnë ndaj çdo kundërshtari.

Tjetër supergol ndaj Laçit? Të shpresojmë të ndodhë. E rëndësishme të shënojmë, jo kush shënon. Nuk është momenti dhe sezoni i duhur i Tiranë, por e kemi thënë disa herë se kemi pasur probleme fizike me disa lojtarë përfshirë edhe veten dhe nuk ka pasur lojtarë të tjerë.

Merkato nuk ishte ashtu siç ne të gjithë prisnim, ashtu siç kërkohet te Tirana, por me lojtarët që jemi i kemi mundësitë për të bërë më shumë. Tirana do fitoren ndaj çdo kundërshtari në çdo sezon. Këtë aktualin kemi parë se nuk ka asnjë pretendent kryesor dhe janë të ngjeshur.

Ekipi i vendit të fundit ka fituar me vendin e parë. Presidenti Halili është shprehur se ose titullin, ose fare në Europë? Unë nuk mendoj kështu. Sigurisht që ne të gjithë duam të jemi kampionë në çdo vit, por duke parë vështirësitë që po kalojmë, edhe me Europën do kënaqeshim”, u shpreh Batha. /abcnews.al

The post “Dëmtimet na kanë penalizuar”, Batha: Laçi ekipi më në formë, Europa më kënaq appeared first on Abc News.

---- ----
-----