Ballina Lajme Bota/Rajoni Dëmi për koronavirusin/ Gjermania e ka seriozisht, BILD: Kina i detyrohet çdo...

Dëmi për koronavirusin/ Gjermania e ka seriozisht, BILD: Kina i detyrohet çdo gjermani 1 784 euro

167
SHPËRNDAJE

Gazeta më e shitur në Gjermani, Bild thotë se Kina i detyrohet asaj 149 miliardë euro për dëmet e koronavirusit. Bild llogariste se kompensimi arrin në 1,784 € për person nëse PBB-ja e Gjermanisë bie me 4.2 përqind.

Artikulli titullohej: “Ajo që Kina na ka borxh”. Shkrimi ngjalli zemërimin e ambasadës kineze në Berlin, e cila tha se ky shkrim “nxit ksenofobinë dhe nacionalizmin”.Këto zhvillime vijnë pas akuzave se Pekini po mbulon shkallën e krizës së shkaktuar nga koronavirusi, në një kohë kur edhe burimi i shpërthimit mbetet një mister.Të shtunën, presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se Kina do të përballet me pasoja nëse  rezulton se ajo ka qenë “me vetëdije përgjegjëse” për shtrirjen e pandemisë së koronavirusit.

Ai tha se kinezët ishin “të zënë ngushtë” dhe pyetja ishte nëse ajo që ndodhi me koronavirusin ishte “një gabim që doli jashtë kontrollit apo u bë qëllimisht.” “Koronavirusi mund të ishte ndaluar në Kinë, por tani e gjithë bota po vuan. Nëse ishte gabim, gabimi është gabim. Por nëse ata ishin me vetëdije të përgjegjshëm, atëherë duhet të ketë pasoja”, ka thënë Trump.

-----