Ballina Showbiz Demi Lovato rrëfen se ka qenë pranë vdekjes: Kam pësuar 3 goditje...

Demi Lovato rrëfen se ka qenë pranë vdekjes: Kam pësuar 3 goditje në tru dhe një atak në zemër

11
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Demi Lovato rrëfen se ka qenë pranë vdekjes: Kam pësuar 3 goditje në tru dhe një atak në zemër

Demi Lovato ka thënë se ajo ka pësuar tri goditje në tru dhe një sulm në zemër pas një mbidoze ilaçesh në vitin 2018 dhe se mjekët i thanë se kishte qenë pak minuta larg vdekjes.

Këngëtarja 28-vjeçare, thotë në një dokumentar të ri se ka pësuar dëmtime në tru dhe ende i ndien efektet. Këto efekte përfshijnë shikim të paqartë, që do të thotë se ajo nuk mund të ngasë makinën, dhe e ka të vështirë leximin.

“Mjekët e mi thanë se kisha edhe 5 deri në 10 minuta të mbetura”, -u shpreh ajo.

Lovato u dërgua në spital në korrik të vitit 2018, pasi u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Los Angeles. Në trailerin e serialit dokumentar në YouTube, “Dancing With The Devil”, ajo thotë:

“Unë kam pasur shumë jetë, si një mace. Unë jam në jetën time të nëntë.”

Këngëtarja dhe aktorja tha se po e publikonte dokumentarin për të ndihmuar njerëzit që kanë kaluar në të njëjtën rrugë si ajo dhe se donte t’i zbulonte të gjitha për fansat e saj.

Demi Lovato rrëfen se ka qenë pranë vdekjes: Kam pësuar 3 goditje në tru dhe një atak në zemër
Jonida Dama

---- ---- ----
-----