Ballina Sport Delle Ali, sulmuesi i dehur humb ndjenjat në plazh

Delle Ali, sulmuesi i dehur humb ndjenjat në plazh

30
SHPËRNDAJE

Momente frike dhe ankthi për Delle Ali. Ylli i Tottenham dhe kombëtares së Anglisë humbi ndjenjat në një prej plazheve eksluzivë të Mykonos në Greqi.

Ai ishte duke pushuar me të dashurën e tij, teksa kjo e fundit kuptoi se diçka nuk shkonte me futbollistin. Ajo kërkoi ndihmë, ndërsa dy persona e morën përkrahu lojtarin për ta dërguar në rezidencën e tij.

Për fatin e keq të Delle Ali, këto momente janë përjetësuar nga fotografitë që po bëjnë xhiron e botës.

Në fillim u fol se sulmuesi i Tottenham kishte humbur ndjenjat për shkak të temperaturave të larta, por mediat angleze japin një tjetër verison. Sipas tyre, futbollisti ishte i dehur, pasi kishte konsumuar shumë alkool.

The post Delle Ali, sulmuesi i dehur humb ndjenjat në plazh appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----