Ballina AKTUALE Delegacioni i LPD ka zhvilluar takim konsultativ me delegacionin e PD në...

Delegacioni i LPD ka zhvilluar takim konsultativ me delegacionin e PD në selinë e kësaj partie

531
SHPËRNDAJE

Lëvizja e Progresit Demokratik-LPD

Informatë për opinion

Delegacioni i LPD për bisedime rreth krijimit të koalicionit, pas ftesës së marrë nga PD, ka zhvilluar takim konsultativ me delegacionin e PD në selinë e kësaj partie.

Pas diskutimeve konstruktive në lidhje me mundësitë për krijimin e koalicionit, të dyja palët janë dakorduar që bisedimet të vazhdojnë në fillim të javës së ardhshme dhe pika kryesore e tyre pritet të jetë harmonizimi i programeve për bashkëqeverisje.

LPD përshëndet veprimin e të gjitha subjekteve politike shqiptare të cilat ju kanë përgjigjur pozitivisht ftesës për krijimin e koalicionit për udhëheqjen e komunës së Bujanocit dhe mbetet me shpresë që apetiti kryesor për bashkëqeverisje do të jetë krijimi i koalicionit shqiptar para çdo interesi tjetër politik.

Bujanoc

25.06.2020