Ballina Showbiz Del ‘sekreti’, Saimiri i “Love Story” paska kërkuar nuse edhe në televizionet...

Del ‘sekreti’, Saimiri i “Love Story” paska kërkuar nuse edhe në televizionet gjermane

93
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -
Lajmi i Fundit
Del ‘sekreti’, Saimiri i “Love Story” paska kërkuar nuse edhe në televizionet gjermane

Saimir Kasemi është “Princi modern” i “Love Story, programit të famshëm dating në “Tv Klan”.

Për muajsh ai ka realizuar në ekran takime me vajzat konkurrente, rrethi i të cilave u ngushtua aq shumë sa tashmë kanë mbetur vetëm dy, Meri dhe Genarda.

Mirëpo, e dini që kjo nuk është hera e parë që Saimiri kërkon nuse në ekran? “Kryefjala” ka zbuluar se “princi modern” është jo pak i njohur për publikun gjerman.

33-vjeçari ka marre pjesë në formatin gjerman “Next Please” në televizionin RTL II. Në këtë emision, Saimiri ishte në garë me disa djem të tjerë për një vajzë. Pra siç janë sot vajzat në garë për të.

Ai s’mundi të ishte i përzgjedhuri i vajzës, ndaj pas 6 vitesh ka realizuar të njëjtën garë, kësaj here në vendin e tij. Më poshtë mund të shihni dhe pamje të Saimirit gjatë emisionit në Gjermani.

 

Del ‘sekreti’, Saimiri i “Love Story” paska kërkuar nuse edhe në televizionet gjermane
Jonida Dama

---- ----
----
----- ----
-----