Ballina LifeBizare Del Mustang Lithium, “bisha” me motor elektrik 900 kuaj fuqi (Fotot)

Del Mustang Lithium, “bisha” me motor elektrik 900 kuaj fuqi (Fotot)

2
SHPËRNDAJE

Kompania amerikane Ford ka zbuluar këtë javë një model Mustang me motor elektrik, por që mbetet një mjet i fuqishëm, me 900 kuaj fuqi. Në panairin e makinave në Las Vegas u prezantua prototipi ndërsa në fund të muajit do të prezantohet edhe një SUV me motor elektrik.

E krijuar në bashkëpunim me kompaninë Webasto, Mustang Lithium, siç e kanë pagëzuar, ka 6 marshe manuale, diçka e pazakontë në tregun e makinave elektrike, të cilat, ndryshe nga makinat me naftë apo benzinë, nuk kanë nevojë për më shumë se një marsh. Sipas Josh Lupu, drejtorit të marketingut të “Webasto Customized Solutions”, kjo zgjidhe ishte bërë për të rikthyer kontrollin në duart e shoferit.

Sipas Ford, Mustang Lithium punon me një sistem me 800 volt, më shumë se dyfishin e makinave të tjera elektrike që janë sot treg. Shoferi mund ta ngasë atë në katër opsione, sport, pistë, “bishë” dhe “valet”, ky i fundit përdoret kur i jep çelësin dikujt tjetër.