Ballina Lajme nacionale Del lista/ Ja kush janë pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së...

Del lista/ Ja kush janë pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës me probleme shëndetësore

204
SHPËRNDAJE

15 pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës punojnë me orar të rregullt, edhe pse raportet mjekësore tregojnë se ata nuk janë të aftë të jenë pjesë e kësaj njësie. Gazeta Sinjali ka arritur ta sigurojë listën këtyre 15 pjesëtarëve të cilët sipas raportit, thuhet se kanë probleme shëndetësore dhe se nuk mund të jenë pjesë e kësaj njësie, megjithatë mund të shërbejnë në ndonjë njësi tjetër.

“15 zyrtarë nuk janë të aftë për Njësinë Speciale, por janë të aftë për njësi të tjera në Policinë e Kosovës”, nënvizohet në dokument e datës 18 dhjetor të vitit të kaluar. Lidhur me këtë rast, Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.

Në një përgjigje për Gazetën Sinjali, Qalaj ka thënë se kontrolleve mjekësore për policët I janë nënshtruar të gjithë pjesëtarët e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës, ndërsa ka konfirmuar se 15 policë kanë rezultuar të paaftë për njësinë përkatëse. Ai theksoi se rezultatet e kontrolleve mjekësore e përjashtojnë angazhimin e këtyre policëve në operacione me rrezikshmëri.

“Ndaj bazuar në rezultatet zyrtare vlerësohet se të gjithë këta zyrtarë policor janë të aftë për punë dhe për të kryer detyra sipas procedurave dhe autorizimeve policore në njësi te ndryshme policore dhe në NJSO, përjashtuar përmbushjen e kritereve për të qenë operativë në NJSO, që do të thotë mos angazhim në operacione me rrezikshmëri”, ka thënë drejtori i Policisë.

-----