Ballina Lajme Bota/Rajoni Del filmi/ Kriza e tmerrshme e urisë në Ukrainën e viteve 30,...

Del filmi/ Kriza e tmerrshme e urisë në Ukrainën e viteve 30, njerëzit u kthyen në kanibalë!

28
SHPËRNDAJE

Filmi  “Mr. Jones”, që trajton një ngjarje të vitit 1933 në ish-Bashkimin Sovjetik, me regji të Agnieszka Holland dhe skenariste Andrea Chalupa, përçon një mesazh të fuqishëm. Filmi tregon historinë e një gazetari të ri nga Uellsi, i cili kërkonte të vërtetën në Bashkimin Sovjetik të vitit 1933.

“Mr. Jones”, një film i ri me aktorët James Norton, Peter Sarsgaard dhe Vanessa Kirby, bazohet në historinë e vërtetë të Gareth Jones, një gazetar i Uellsit dhe këshilltar për marrëdhëniet me jashtë i ish kryeministrit britanik David Lloyd George.

Jones arriti në Moskë në 1933 duke u përpjekur të zbulonte se nga vinin paratë për të financuar industrializimin e Bashkimit Sovjetik. Por ndërkohë atje ai zbuloi krizën e tmerrshme të urisë, që ishte rezultat i konfiskimit të grurit nga qeveria e Moskës. Gjyshi ukrainas i skenaristes Andrea Chalupa jetoi gjatë periudhës së urisë, nga e cila vuajtën miliona ukrainas.

“Në një skenë të filmit “Mr. Jones”, Gareth Jones sheh një person duke ngarkuar në sajë kufoma. Ai merr trupin e një gruaje të vdekur në anë të rrugës dhe beben në krahët e saj që po përpiqej ta zgjonte nënën.

Gruaja e vdekur dhe foshnja e saj ende e gjallë hidhen në pjesën e prapme të sajës mbi një grumbull kufomash dhe çohen në një varr masiv. Ajo skenë u mor direkt nga autobiografia e gjyshit tim”, ka rrëfyer regjisorja. Gjatë krizës së tmerrshme të urisë së asaj kohe në Ukrainë, të njohur si “Holodomor“ janë shënuar dhe raste kanibalizmi.

Sipas disa raporteve, 2.500 vetë u arrestuan dhe u dënuan gjatë Holomodorit sepse kishin ngrënë mishin e fqinjëve. Aq i përhapur ishte problemi, sipas të njëjtave raporte, sa qeveria sovjetike kishte vendosur tabela ku shkruhej: “Të hash fëmijët e tu, është një akt barbar”!