Ballina Sport Del e vërteta, për sa e ‘shiti’ Durmishaj Shqipërinë

Del e vërteta, për sa e ‘shiti’ Durmishaj Shqipërinë

28
SHPËRNDAJE

Fiorin Durmishaj është një ndër futbollistët që fitoi zemrën e tifozëve kuqezi edhe pse nuk e kishte veshur asnjëherë fanellën e kombëtares. Por sulmuesi i rritur në Greqi i befasoi të gjithë në fund kur zgjodhi të përfaqësojë kombëtaren helene.

Postimet e tij me fanellën e kuqezinjve në rrjetet sociale u fshin të gjitha, për t’u zëvendësuar me ngjyrat e helenëve.

Por pse Durmishaj zgjodhi Greqinë? Sipas burimeve të sigurta në vendin fqinj, “Shqiperia.ch” mëson se pasi Durmishaj zgjodhi Greqinë në llogarinë e tij kanë kaluar 250.000 euro.

Sulmuesi ka qenë në mëdyshje deri në fund për vendimin, derisa Federata Greke e Futbollit ka vendosur në zbatim planin e saj B për tërheqjen e lojtarëve. Nuk është hera e parë që helenët japin shuma monetare për të bindur përfundimisht lojtarët shqiptarë për të veshur fanellën e tyre, vetëm se këtë herë shuma monetare është paksa më e ulët nga çfarë japin zakonisht.

Madje po i njëjti burim, ka shprehur gjithë habinë sesi e vërteta nuk është përhapur ende në Shqipëri, pasi në Greqi dihet nga pjesa më e madhe e njerëzve që janë më afër futbollit.

The post Del e vërteta, për sa e ‘shiti’ Durmishaj Shqipërinë appeared first on Lajmi i Fundit – Lajme.

-----