Ballina Lajme Bota/Rajoni Del “Anti-Greta”, 19-vjecarja gjermane që lufton aktivisten e klimës

Del “Anti-Greta”, 19-vjecarja gjermane që lufton aktivisten e klimës

7
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

19-vjecarja gjermane Naomi Seibt është pagëzuar nga mediat si “anti-Greta”; vajza i ka dalë hapur aktivistes së klimës Greta Thunberg, dhe e ka tërhequr tashmë vëmendjen e partisë së ekstremit të djathtë, AfD në Gjermani, por edhe konservatorëve amerikanë.

Naomi pritet t`i drejtohet shumë shpejt Konferencës së Aksionit Politik Konservator në Washington, duke iu bashkuar emrave të tillë të Donald Trump e Mike Pence, që pritet të flasin gjithashtu.

Seibt financohet nga Heartland Institute, një thinktank i afërt me Shtëpinë e Bardhë që mohon të dhënat shkencore sipër të cilave njerëzit po e nxisin planetin me akvititetin e tyre, dhe pasojat janë të rrezikshme.

19-vjecarja gjermane, e konsideruar një influencuese në Youtube, i thotë ndjekësve të saj se Thunberg dhe aktivistë të tjerë e kanë ekzagjeruar krizën e klimës, dhe po I shtyjnë njerëzit drejt “një histerie masive të panevojshme”.

“Ky alarm i tepruar mbi ndryshimet klimatike është në zemrën e një ideologjie të urrye anti-njerëzore”, thotë ajo, ndërsa pretendon se vetë nuk ka asnjë axhendë apo ideologji. Në muajin dhjetor, kur Thunberg i drejtohej samitit të Kombeve të Bashkuara për ngrohjen globale, Seibt mbajti një fjalim në konferencën rivale të organizuar nga Heartland Institute vetëm pak kilometra më larg.

---- ----
----
-----
-----