Ballina Lajme nacionale Dekreti për anulimin e zgjedhjeve shkon në KQZ, lëvizja surprizë e anëtarëve...

Dekreti për anulimin e zgjedhjeve shkon në KQZ, lëvizja surprizë e anëtarëve të PS

35
SHPËRNDAJE
- Sponsor gjeneral -

Dekreti i presidentit për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit ka mbërritur në KQZ. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 12 për të diskutuar mbi vendimin e Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Mbledhja është thirrur nga nënkryetari i KQZ-së Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi (të dy të PS) në mbështetje të nenit 22 pika 2 e kodit zgjedhor dhe pritet të shqyrtohet dekreti.

----

Konstitucionalistët janë të ndarë në mendimet e tyre. Disa thonë se mazhoranca nuk ka hapësira ligjore për të zhvilluar zgjedhjet e 30 qershorit por as për shkarkimin e Kreut të Shtetit, ndërsa të tjerë theksojnë se data e zgjedhjeve nuk mund të ndryshohet

Nuk dihet nëse KQZ, pas dekretit të presidentit do të ndërpresë punën për organizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, apo nuk do t’I bindet atij.

Kujtojmë se PS ka shumicën në KQZ. Më herët, PS njoftoi nisjen e procedurave për shkarkimin e presidentit.

 

----- ----